132 mijë euro korrupsion/ Gjykata lë në burg ish drejtoreshën e OSHEE (EMRI)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
132 mijë euro korrupsion/ Gjykata lë në burg ish drejtoreshën e OSHEE (EMRI)

Është lënë në burg Albana Ferraj, ish drejtoresha e kabinetit pranë OSHEE.

 

Gjykata vendosi masën e arrestit me burg për Ferrajn, pasi akuzohet se ka favorizuar një kompani për 132 mijë euro.

 

Advertisement

Albana Ferraj ra në prangat e policia më 8 dhjetor, ndërsa rezultonte që prej dy vitesh e shpallur në kërkim.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2. kanë kapur shtetasit:

 

Advertisement

– A. F., 48 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. 48-vjeçarja dyshohet se ka marrë shumën 131 mijë euro si rryshfet, për të favorizuar një kompani italiane, për një tender të zhvilluar në vitin 2016”, njoftoi policia.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy