Mungesë energjie në treg/ OSHEE siguron vetëm 4 mijë MWH, me çmim 264 euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mungesë energjie në treg/ OSHEE siguron vetëm 4 mijë MWH, me çmim 264 euro

Edhe këtë të martë, OSHEE nuk arriti të sigurojë sasinë e nevojshëm të  enegjisë nga tregjet ndërkombëtare. Brenda 24 orëve, OSHEE hapi ankandin e 3 për të blerë energjinë për 4 ditët e ardhshme, por arriti të sigurojë vetëm 4 mijë MWH (megavat) nga 15 mijë që kërkoi. Sipas të dhënave nga OSHEE, çmimi mesatar i siguruar në treg këtë të martë arriti në 264euro/MWH, ose pesëfish më shtrenjtë se çmimi një viti më parë. Në këto kushte, OSHEE sqaroi se ishte e detyruar që disa prej kompanive pjesemarrëse në ankand të mos i kualifikonte për shkak se ofruan çmime që arriten deri në 590 euro për megavat orë.

 

Eksperti i energjisë, Gjegj Bojaxhiu thotë se situata në tregje mbete ende e paqartë se sa do të vijojë.

 

Advertisement

GJERGJ BOJAXHI

EKSPERT I ENERGJISE

“Nuk e dimë sa mund të zgjasë, mund të jetë edhe e përkohshme. Kompanitë tregtare janë nervoze për të furnizuar Shqipërinë sepse kompanitë publike shqiptare në sektor nuk kanë besueshmëri të lartë.”

 

Advertisement

Më shumë sesa krizë energjetike, Bojaxhiu thotë se situata e fundit është një krizë financiare.

 

“Krizë energjetike do të ishte nëse ne nuk do të kishim burime energjetike, por edhe në tregun rajonal është e mundur të importohet. Por do të thosha më shumë që është një krizë ekonomike, financiare. Energji ka, ajo energji që do të importohet me sasi më të vogla ekziston, tregu ka energji. Për këtë arsye do të thosha që kemi një krizë ekonomike, financiare, ose rritje të çmimit në tregun rajonal, që shkaktojnë një krizë ekonomike.”

 

Advertisement

Sipas ish-zv.ministrit të Energjisë, kostot e kësaj krize do t’i paguajë biznesi i madh, i cili do të dalë në treg të lirë për të siguruar vetë energjinë.

 

 “Qeveria do të përdorë këtë kontekst për ta liberalizuar tregun, por koha është e gabuar. Do ta bëjë për të shpëtuar lëkurën e vet dhe këto biznese do të hidhen në rrugë, kur rruga është e trazuar. Duke i hedhur këto bizneset e mëdha të tensionit 20 kilovolt në treg sot, ia bën ekstremisht të vështirë situatën e tyre të menaxhimit të biznesit. Kjo mund të zgjidhë pjesërisht krizën financiare të qeverisë, por bizneset e kanë më të vështirë për t’u përshtatur në mënyrë graduale.”

 

Advertisement

Deri në pranverën e vitit 2022, me vendim qeverie jemi në emergjencë energjetike dhe deri në atë periudhë menaxhimi i burimeve ujore nuk është më në dorë të KESH-it dhe OSHEE-së, por të qeverisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy