14 maji, provë për partitë e reja/ Shabani: Nisma Thurje me kandidat vetëm në një bashki, në Tiranë garojmë vetëm për këshilltarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
14 maji, provë për partitë e reja/ Shabani: Nisma Thurje me kandidat vetëm në një bashki, në Tiranë garojmë vetëm për këshilltarët

Nisma Thurje do të kandidojë në Tiranë vetëm për këshillat bashkiakë. Këtë gjë e bëri të ditur Endri Shabani, gjatë një interviste për Vizion Plus.

 

Ai tha se Nisma e kishte të pamundur të fitonte dhe ndaj nuk nxorri asnjë kandidat në Tiranë.

 

Advertisement

Bashkia e vetme ku Nisma Thurje do kandidojë është Dropulli, e cila do shërbejë edhe si një test për partitë e reja.

 

Intervista e plotë: 

 

Advertisement

Para një muaji që kemi biseduar bashkë keni qenë në pikëpyetje për të kandiduar. Sot çfarë keni bërë?

 

Ne jemi regjistruar në zgjedhje. Do garojmë në 10 bashki. Në Tiranë do kandidojmë për këshillat bashkiakë ku do e kryesojë unë. Në këtë listë kemi e profesionistë të tjerë të lirë.

 

Advertisement

Për kandidat bashkie do kandidoni vetëm në…

 

Dropull, sepse është bashki e vogël. Ne jemi mësuar që fokusi të jetë Tirana, po e pamë të arsyeshme që të testojmë forcat tona në bashki të vogla. Në Tiranë mblodhëm firmat, por të pamundur për të fituar për kryetar bashkie. Kemi pasur një mbështetje të madhe në Tiranë.

 

Advertisement

 

Sondazhet tregojnë që i lehtësohet puna Veliajt, me kaq shumë kandidatë. Si mendon?

 

Ne nuk kemi dalë me kandidatë për kryetar bashkie. Nuk e fitonim dot garë për kryebashkiak. Nuk bëmë llogari kush palë fiton.

Advertisement

 

Zërat e spikatur presin të largohet Berisha apo Rama…

 

Nuk e shoh veten politikan, e shoh veten pe dagog. Kam vendosur të angazhohem politikisht sepse nuk e bëj dot punën time i kufizuar, sepse shph ccdo ditë që studentët e mi po largohen. Këta janë ende në pushtet sepse kanë ndërtuar skemë kriminale të kontrollit të shtetit. Nisma thurrje do u jap atyre dalëngadalë atë që meritojnë.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy