14 vatra zjarri në fundjavë, izolohen shumë prej tyre; Autoritetet: Qytetarët të bashkëpunojnë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
14 vatra zjarri në fundjavë, izolohen shumë prej tyre; Autoritetet: Qytetarët të bashkëpunojnë

Gjatë orëve të fundit janë raportuar 14 vatra zjarri në të gjithë vendin, mes të cilave 2 prej tyre janë aktive në Bërzanë të bashkisë Lezhë dhe në fshatin Shetaj të Durrësit.

 

Deri më tani janë angazhuar 190 forca operacionale në terren me 28 mjete, ku përfshihen forcat zjarrfikëse, policisë së shtetit, forca vullnetare, trupa të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, shërbimit pyjor si dhe punonjës të emergjencave civile vendore.

 

Advertisement

Falë tyre u bë shuarja e vatrave në Malësi te Madhe, në Vaun e Dejës, në Durrës, Vlorë, Delvinë, Poliçan, Skrapar, Elbasanit dhe Gramsh.

 

Autoritetet u kërkuan qytetarëve të bëjnë kujdes në këto doitë të nxehta e të shmangin ndezjen e zjarreve.

 

Advertisement

ROBERT HYSENLLARI

DREJTOR I GATISHMËRISË NDAJ EMERGJENCAVE

 

U bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm përgjate fundjavës, ku sipas Institutit të Gjeoshkencës parashikohen ditë të nxehta në të gjithe vendin dhe rrisku nga zjarret është i lartë. Mos hidhni në asnjë rast bishtat e cigareve në zona ku ka bar, pasi ekziston mundësia për nisjen e një zjarri! Mos ndizni zjarre në pyje! Nëse ndizni zjarr në kamping, mos u largoni pa u siguruar që është fikur tërësisht!

Advertisement

 

Hysenllari shtoi se janë marrë të gjitha masat për parandalimin e vatrave të reja të zjarrit.

 

Strukturat e sistemit të mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë me të gjitha kapacitetet nga toka dhe ajri për mbajtjen nën kontroll të situatës në të gjithë vendin. Pastrimi i kullotave me anë të zjarrit bëhet vetëm me autorizim të ndërmarrjes pyjore të rrethit ku ndodhet kullota.

Advertisement

 

Autoritetet kërkojnë që të raportohet çdo vatër zjarri pranë shërbimeve zjarrfikëse në mënyrë që të shmangen dëmet e konsiderueshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy