Peleshi bën bilancin: Kemi 13 vatra zjarri, nuk ka rrezik për banesat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Peleshi bën bilancin: Kemi 13 vatra zjarri, nuk ka rrezik për banesat

Aktualisht në vendin tonë janë aktive 13 vatra zjarri. Diçka e tillë u konfirmua nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në rrjetet sociale.

 

Ai njoftoi se nuk ka rrezik për banesat, përveç disa zonave të caktuara, si Fushë-Arrëzi, ku po ndërhyhet edhe nga ajri.

 

Advertisement

“Në të gjithë vendin janë aktualisht 13 vatra zjarri. Në pjesën më të madhe të zonave nuk ka rrezik për banesat. Po punohet me mbështetje edhe nga ajri në Fushë-Arrëz, ku paraqitet rrezik për kalimin e flakëve drejt zonave të banuara. Të gjitha forcat operacionale dhe një mjet helikopter po punojnë për të izoluar vatrat në kodrën e pishave në fshatin “Arshi Lengo”. Mirënjohje dhe respekt për punën e palodhur të të gjithë forcave të FA, atyre të shërbimeve zjarrfikëse, por edhe vullnetarëve që na janë bashkuar.”

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy