15 të shoqëruar për atentatin e Panajasë; dy viktimat po shkonin në burgun e Lushnjës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
15 të shoqëruar për atentatin e Panajasë; dy viktimat po shkonin në burgun e Lushnjës

Dy viktimat e masakrës në Panaja të Vlorës të cilët u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi: Shpati Lena dhe miku i tij Hakim Xhezo, mendohet se ishin duke udhëtuar drejt burgut të Lushnjës në momentin kur iu bë pritë nga autorët.

 

Hetuesit kanë gjetur në mjetin e viktimave rroba dhe ushqime, që besohet se do ia dërgonin Eduard Xhezos, vëllait të Hakimit, i cili është dënuar me 15 vite burg për vrasjen e Arben Beqirajt.

 

Advertisement

Ndërkohë policia e Vlorës ka shoqëruar  15 persona, të dyshuar se mund të kenë informacion për vrasjen, për të ndihmuar hetimet në zbardhjen e identitetit të autorëve, apo të porositësve të krimit.

 

Por ende policia nuk ka asgjë konkrete dhe asnjë emër si të dyshuar kryesor të ekzekutimit mafioz.

 

Advertisement

Lena dhe Xhezo u vranë mëngjesin e së enjtes kur mbi 60 plumba bënë shoshë pjesën anësore të mjetit në krah të shoferit si dhe xhamin ballor. Autorët i kanë ndjekur prej ditësh viktimat, pasi kanë pritur momentin për ti vrarë kur ata të ishin jo ne një mjet të blinduar, kjo për tu siguruar që asnjëri të mos shpëtonte gjallë.

 

Makina që u përdor nga autorët rezulton të jetë e vjedhur në Durrës dhe më pas i janë vendosur targa italiane. Ai është fiksuar nga një kamerë sigurie në hyrje të autostradës, ku sipas burimeve, autoret shfaqen te maskuar me kapuç.

 

Advertisement

Në mjetin tip BMV që u dogj nga 3 autorët u gjetën tre kallashnikovë. Por shkrumbimi i makinës ka vështirësuar gjetjen e gjurmëve apo provave materiale që ti çojë drejt identifikimit të tyre.

 

Vrasja e dyfishtë dyshohet për hakmarrje, pas ekzekutimit te biznesmenit Arben Beqirajt nga Eduart Xhezo, vëllai i njërit prej viktimave të së enjtes.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy