15 vite në NATO, Berisha: Mrekullia më e madhe për Shqipërinë që nga shpallja e Pavarësisë e deri më sot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
15 vite në NATO, Berisha: Mrekullia më e madhe për Shqipërinë që nga shpallja e Pavarësisë e deri më sot

Shqipëria shënon 15 vite e anëtarësuar në organizatën më të fuqishme të Aleancës së Atlantikut të Veriut, NATO.

Me këtë rast, Partia Demokratike e nderoi këtë arritje për vendin e cila u realizua gjatë qeverisjes së saj nën drejtimin ish-kryeministrit, Sali Berisha. Lideri historik i Partisë Demokratike, pavarësisht se në kushtet e arrestit shtëpiak, mbajti fjalën përshëndetëse në aktivitetin e organizuar nga PD me temë “Roli prijës i PD për anëtarësimin në Aleancë”.

Berisha tha se, anëtarësimi në NATO ishte mrekullia më e madhe për Shqipërinë që nga shpallja e pavarësisë e deri më sot. Ai tha se, në 46 vite diktaturë të egër staliniste, Shqipëria ishte jo vetëm vendi me propagandën më armiqësore, por ishte edhe vendi që zhvillonte betejat imagjinare më të shpeshta, me koston më të lartë kundër agresionit imagjinar të NATO-s.

Berisha theksoi se, Partia Demokratike ishte opozita e parë që kërkoi anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit në Shqipëri, dhe kjo i dha një reputacion të mirë.

Advertisement

Berisha vlerësoi se reforma më e dhimbshme gjatë qeverisjes së tij ishte ajo në ushtri. Në 15-vjetorin e anëtarësimit, Lideri i opozitës tha se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, ishte si rrjedhojë e një procesi kompleks reformash.

Berisha tha se, nuk anëtarësohej kurrë pa një demokraci funksionale, pa një ekonomi tregu funksionale, sepse të dyja këto dëshmonin për vlerat, për shtetin ligjor dhe liritë e garantuara të qytetarëve shqiptarë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy