150 mijë paund “gjobë” për shtëpitë e barit në Angli/ Arrestohet një person, në kërkim një tjetër. Si lindi konflikti (Emrat)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
150 mijë paund “gjobë” për shtëpitë e barit në Angli/ Arrestohet një person, në kërkim një tjetër. Si lindi konflikti (Emrat)

Policia e Shtetit ka arrestuar në 29-vjeçarin Vasel Koçaku dhe ka shpallur në kërkim Omer Brahon.

 

 

Këta dy persona kërcënonin me jetë dhe shantazhonin një shtetas tjetër për t’ju dhënë shumën prej 150 mijë paundsh pasi pretendonin se vëllai i këtij të fundit ua kishte borxhë.

Advertisement

 

 

Dyshohet se konflikti midis Vasel Kocakut dhe Omer Brahot me shtetasin T.M. ka nisur pasi vëllai i këtij të fundit ka lënë punën në Angli.

 

Advertisement

 

Ata pretenojnë se ai u ka vjedhur një sasi prej 150 mijë paund.

 

 

Advertisement

Burimet nga policia bëjnë me dije se ka dyshime se Koçaku, Braho dhe vëllai i T.M. kishin bashkëpronësi në shtëpi bari, për të cilën kishin lindur konflikte. Duke mos pasur një kontakt direkt me të, ata prej gjashtë muajsh i shantazhonin të vëllan që ai t’u jepte paratë.

 

 

Në javët e fundit, doza e kërcënimeve ishte shtuar, saqë e detyroi të paraqitej për denoncim në polici. Blutë mundën ta arrestojnë në zonën e Kombinatit.

Advertisement

 

Tiranë

 

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Undone”.

Advertisement

 

Kanosën për jetën, një shtetas, që t’u jepte 150 000 paund, vihet në pranga 29-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.  

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi T. M., se dy persona e shantazhonin dhe e kërcënonin për jetën, që t’u jepte një shumë parash, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Undone”.  

Advertisement

 

Falë veprimeve profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, brenda pak orësh, është bërë lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

 

– V. K., 29 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i dënuar më parë për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, si dhe u shpall në kërkim shtetasi O. B., 39 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” kryer në bashkëpunim.

Advertisement

 

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas kanë shantazhuar dhe kanosur për jetën, shtetasin T. M., për t’u dhënë atyre 150 000 paund.

 

Vijon puna për kapjen e 39-vjeçarit.

Advertisement

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy