21 janari/ Koçi: PS e vendosur t’i shkojë deri në fund hetimeve, nuk ka arritur tek tre përgjegjësit kryesorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
21 janari/ Koçi: PS e vendosur t’i shkojë deri në fund hetimeve, nuk ka arritur tek tre përgjegjësit kryesorë

Hetimet për vrasjet e 4 personave në 21 janar 2011 në Bulevard dhe dalja e një audio në media, ka sjellë sërish diskutime dhe debate mes palëve politike.

 

Deputeti Petro Koçi në një intervistë për Vizion Plus tha se PS ka pasur një qëndrim të qartë,k tu shkojë hetimeve deri në fund. Sipas tij, nuk është arritur deri tek përgjegjësit kryesorë, Berisha, Basha dhe Ndrea Prendi.

 

Advertisement

Dalja e audios, sipas Koçit, nxorri në pah që dëshmitarët e deritanishëm kanë mashtruar.

 

“PS ka patur gjithmonë një qëndrim të qartë dhe të vendosur për 21 janarin. Ka kërkuar që çështjes ti shkohet deri në fund. Kësaj çështje nuk i është shkuar deri tek përgjegjësitë e vërteta. Dyshohet se përgjegjësit janë ish kryemistri, ministri i Brendshëm por edhe drejtuesit e lartë që kanë drejtuar Gardën. Është një regjistrim i thjeshjë. Mjafton të kesh një radio të njëjtë në të njëjtën frekuencë dhe e regjistron. PS po ta kishte do e dorëzote me kohë, por mesa duket e kanë pasur persona të tjerë, dhe kjo është një indicie që të detyron t’i rikthehesh çështjes.

 

Advertisement

E para është që të bëhen gati armët e të gjuhet turma dhe turma u qëllua. Flitet edhe për një takim me ministrin e Brendshëm dhe drejtuesin e gardës. Dëshmitarët e deri djeshëm mund të kenë mashtruar në krahasim me audion.

 

PS nuk ka pushuar në asnjë çast ti shkoje deri në fund ngjarjes. Ka pasur analistë që thonë duhet të hetohen edhe organizatorët, më falni për shprehjen por ky është një budallallëk.

 

Advertisement

Vrasjet nuk kanë lidhje me akte të drejtpërdrejta të dhunës. Unë nuk e besoja që plumbat ishin të vërtetë. Mendova se po hidheshin plumba gome”, tha Koçi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy