23 % tatim profesioneve të lira/ Opozita i kërkon llogari qeverisë: Buxheti diskutohet bashkë me paketën fiskale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
23 % tatim profesioneve të lira/ Opozita i kërkon llogari qeverisë: Buxheti diskutohet bashkë me paketën fiskale

Qeveria miratoi ndryshimet në paketën fiskale të vitit 2023, ndryshime që janë kritikuar ashpër nga opozita. Në raportimin e ministres se financave,ne komisionin e ekonomisë, deputetet e pd terhoqen vemendjen se nuk mund te flitet per buxhetin, duke e ndarë atë nga paketa fiskale.

 

Por ndërsa pritet që paketa të paraqitet nesër, ministrja Ibrahimaj nënvizoi se një nga ndryshimet kryesore është hyrja në fuqi e ligjit për tatimin mbi të ardhurat, ku 14 mijë profesine të lira, nga do ti nënshtrohen tatimit 23%.

 

Advertisement

 

“Janë mbi 14 mijë profesione të regjistruara me statusin e personit fizik, të cilat do të jenë subjekt i tatimit, duke ndikuar në këtë mënyrë në dekurajimin e fenomenit të kalimit nga listëpagesa me statusin e të punësuarit dhe me barrë fiskale progresive 13 % dhe 23 %, tek personi fizik i vetëpunësuar me barrë fiskale 0 %. Ndryshimet eliminojnë edhe praktikat e transferimit brenda vendit të fitimit nga personat juridikë subjekt i tatimit mbi fitimin 15 % tek personat fizikë të vetëpunësuar me shkallë tatimore 0 %, nëpërmjet faturimit të shërbimeve. Tatimi për bizneset e vogla që ushtrojnë veprimtari në fushën e tregtisë, prodhimit, transportit, artizanatit etj, të organizuara si persona fizikë tregtarë, por edhe SHPK, dhe që realizojnë xhiro deri në 14 milionë lekë do jetë 0 % deri në fund të vitit 2029”, pohoi ministrja.

 

 

Advertisement

 

Paralelisht parashikohet rritje e penaliteteve për rastet e evazionit fiskal.

 

 

Advertisement

Megjithë sqarimet e ministres së financave, opozita këmbnguli duke thënë se qeveria po shkel ligjin, pasi buxheti dhe paketa duhet të diskutohen njëkohësisht.

Qeveria shqiptare nuk i ka miratuar ligjet fiskale dhe diskuton buxhetin. Deputetet nuk mund të jenë noterë. Parlamenti nuk mund të trajtohet si noter dhe të shpërfillet. Kjo që po ndodh sot është antiligjore dhe antikushtetuese. Nëse kjo mbledhje e sotme nuk anulohet dhe nuk përsëritet unë ju njoftoj se në emër të PD ne do ta çojmë buxhetin e shtetit në gjykatë kushtetues.

 

Nuk mundet që qeveria të jetë arrogante sqaqe ta marrë punën e deputetëve të mirëqene. Nuk ka ndodhur që buxheti të diskutohet pa ligjet fiskale”, u shpreh Tabaku.

Advertisement

 

 

Buxheti i vitit 2023 llogaritet ne 5.8 miliarde euro.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy