25 vjeçarja nga Kuçova sjell në jetë trinjakët, babai kërkon ndihmë për rritjen e tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +
25 vjeçarja nga Kuçova sjell në jetë trinjakët, babai kërkon ndihmë për rritjen e tyre

Një 25-vjeçare nga lagjia “Postobllok” në qytetin e Kuçovës ka sjellë në jetë ditën e djeshme 3 fëmijë trinjakë,dy djem dhe një vajzë.

 

Anxhela Xhaferraj,nënë edhe e një vajze tjetër 6-vjeçe i ka sjellë në jetë trinjakët në maternitetin e Spitalit Rajonal të Beratit.

 

Advertisement

E reja ka përballuar një operacion të vështirë e që ka zgjatur disa orë,ndërkohë që fëmijët kanë lindur të tre të shëndetshëm dhe me peshë të pranueshme.

 

Babai i trinjakëve,Altin Xhaferraj shprehet se,e ka pritur me entuziazëm lindjen e fëmijëve dhe edhe pse në fillim ishte pak nervoz ka qënë mjeku që i priti fëmijët ai që i ka dhënë kurajo për ta përballuar këtë surprizë të bukur.

 

Advertisement

“Jam një baba që me këta trinjakë u bëra me katër fëmijë.Kisha vetëm një vajzë dhe tashmë u bëra me dy djem dhe sy vajza.Mjekët më ndihmuan për lindjen e fëmijëve pasi për bashkëshorten time nuk ishte e lehtë ta përballinte këtë operacion”-,ka thënë Altin Xhaferraj.

 

Babai i trinjakëve,tashmē me 4-fëmijë bën edhe apel për ndihmë pasi-siç shprehet vetë ai-ndodhet në kushte të vështira ekonomike.Ai ka kërkuar ndihmë për trinjakët,pasi e ka të pamundur rritjen dhe ushqyerjen e të tre fëmijëve,që kanë nevojë jo vetëm për qumësht por edhe për veshje e pelena.

Mjeku gjenekolog,Gentian Kusta shprehet se,edhe pse operacioni nuk ka qënë i lehtë ka dalë me sukses dhe fëmijët lindën të shëndetshëm.Mjeku gjenekolog Kusta,i cili ka ndjekur gjithë shtatëzaninë e bashkëshortes së Altinit ka konfirmuar se,ecuria e shtatëzanisë ka ecur mbarë,lindja është kryer me operacion dhe se të treja bebet (2 djem e një vajzë) janë shumë mirë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy