254 ndërtime pa leje në bregdet do shemben/ IKMT: Operacioni mbyllet në fund qershori

Pinterest LinkedIn Tumblr +
254 ndërtime pa leje në bregdet do shemben/ IKMT: Operacioni mbyllet në fund qershori

Deri në fund të muajit qershor 254 ndërtime pa leje, nga Velipoja në Ksamil, priten që të rrafshohen nga fadromat e IKMT, kjo në kuadër të aksionit ‘Bregdeti ynë’ e nisur para pak ditësh nga qeveria.

Numri dy i këtij institucioni tha për Vizion Plus se qytetarët kanë 10 ditë afat pasi nuk do të ketë tolerime.

GURI SEFERI

Advertisement

ZV/KRYEINSPEKTOR I IKMT

Gjithë vija bregdetare brenda muajit qershor do të përfundojë. Të gjitha ndërtimet, rreth 254 ndërtime pa leje që janë evindetuar nga inspektorët e terrenit.

Ndërsa pas muajit qershor, IKMT do të fokusohet në zonat e banuara dhe në fshatrat turistike edhe në zonat malore.

Advertisement

Jashtë qershorit do të ketë shtrirje në zonat e tjera, qoftë në zonat urbane apo në fshatrat turistike. Ne nuk kemi vetëm këtë qëllim në vetvete. Në IKMT sot janë shkrirë edhe Inspektoriati i Mjedisit dhe i Ndotjes së Ujërave dhe ai i Pyjeve.

Seferi paralajmëroi të do të ndëshkohen të gjithë zyrtarët e bashkive që kanë lejuar dhe përkrahur ndërtimet pa leje.

Advertisement

Nuk do të ketë njëanshmëri, që do të thotë të goditet vetëm ai që ka dëmtuar mjedisin. Do të goditet edhe ai që e mbron, qoftë edhe inspektorët tanë. Kemi raste që edhe shumë inspektorë të IMT-ve të bashkive që sot janë në ndjekje penale.

Jo vetëm qytetarët, por edhe bashkitë e vendit kanë kryer krime mjedisore. IKMT ka gjobitur 5 të tilla.

Advertisement

Ne kemi raste konkrete që shumë bashki IKMT i ka gjobitur për dëmtime apo për ndotje të lumenjve. Bashkia e Rrogozhinës, bashkia e Peqinit, e Kavajës, Lushnjës dhe ajo e Durrësit janë gjobitur sepse kanë shkelur ligjin duke hedhur inerte në vende që nuk lejohet.

Ndryshe nga herët e tjera, të gjitha inertet do të mblidhen nga institucionet shtetërore kjo për shkak të sezonit turistik.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy