28 deputetë të opozitës kërkuan shkarkimin e Nikollës/ 3 prej tyre votuan pro, ja sa ishin kundër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
28 deputetë të opozitës kërkuan shkarkimin e Nikollës/ 3 prej tyre votuan pro, ja sa ishin kundër

Në seancën e sotme plenare është diskutuar kërkesa e 28 deputetëve të opozitës, të cilët kërkuar shkarkimin e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.

 

Në kërkesën drejtuar Këshillit të Legjislacionit, deputetët evidentuan 3 shkelje për Nikollën.

 

Advertisement

Pas një seance kaotik dhe me bllokimin e foltores nga ana e opozitës, kërkesa e tyre u hodh në votim.

 

78 deputetë votuan kundër kësaj kërkese dhe vetëm 3 ishin pro shkarkimit të Nikollës, kjo edhe për shkak se një pjesë e deputetëve të PD ishin të përjashtuar nga punimet e Kuvendit.

 

Advertisement

Ky rezultat u komunikua nga nënkryetarja Ermonela Felaj. Kjo e fundit, para votimit mori vendimin që deputeti Edmond Sapho të jetë i përjashtuar nga punimet e Kuvendit për 20 ditë. Masa përjashtimi u morën edhe për deputeten Elda Hoti.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy