31-vjeçarja gjendet e pajetë në një pallat të pabanuar/ Shkak dyshohet mbidoza

Pinterest LinkedIn Tumblr +
31-vjeçarja gjendet e pajetë në një pallat të pabanuar/ Shkak dyshohet mbidoza

Një 31-vjeçare është gjetur e pajetë në ambientet e një pallati të pabanuar në Tiranë.

 

Policia bën me dije se e reja me iniciale G.H mund të ketë humbur jetën për shkak të mbidozës.

 

Advertisement

Më datë 28.06.2023, rreth orës 12:15, në afërsi të shkollës “Bajram Curri”, në ambjentet e një pallati të pabanuar, është gjetur pa shenja jete shtetasja G. H., 31 vjeçe.

 

Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga mbidoza e lëndëve narkotike.

 

Advertisement

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy