4 vite pa Dritëro Agollin/ Meta: Shumë mall për ty mik i shtrenjtë, na mungon kaq shumë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
4 vite pa Dritëro Agollin/ Meta: Shumë mall për ty mik i shtrenjtë, na mungon kaq shumë

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar përvjetorin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit Dritëro Agolli.

Në një mesazh të shpërndarë në rrjetin e tij social “Facebook”, kreu i shtetit ka vënë në dukje mungesën e patriarkut të letrave shqipe. Ai shkruan se Agolli dritëron në çdo varg, libër, mesazh dhe këshillë të mençur, që na la trashëgim.

“Dritëroi ynë i madh dhe i paharruar dritëron përjetë në çdo varg, libër, mesazh e këshillë të mençur, që na la trashëgim të gjithëve. Me rrënjët e thella në popull, shprehës i fuqishëm i shpirtit të shqiptarit të thjeshtë, të ndershëm, punëtor e patriot, Dritëroi do të jetë gjithmonë pranë nesh me idetë e tij të vyera në letërsi, art dhe politikë. Shumë mall për ty mik i shtrenjtë, që na mungon kaq shumë!”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy