“43% e qytetarëve rrezikohen nga varfëria”/ Meta: Qëllimi i Rilindjes është vjedhja e taksave të shqiptarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“43% e qytetarëve rrezikohen nga varfëria”/ Meta: Qëllimi i Rilindjes është vjedhja e taksave të shqiptarëve

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka akuzuar qeverinë për situatën aktuale në të cilën ndodhet vendi.

 

Duke iu referuar statistikave, Meta shprehet se Shqipëria kryeson në kontinent me 43% të popullsisë së varfër.

 

Advertisement

Në një postim në Facebook, Meta thekson se rrëzimi i kësaj qeverie sipas tij të korruptuar dhe inkriminuar është rruga e vetme e shpëtimit të vendit dhe qytetarëve.

 

Shqipëria, sipas Agjencisë Europiane të Statistikave, kryeson në kontinent me 43% të popullsisë së saj të rrezikuar seriozisht nga varfëria dhe përjashtimi social. Situata është edhe më e rëndë nëse i referohemi faktit se aktualisht 67% e shqiptarëve jetojnë sot me të ardhura nën dhe deri në 5.5 dollarë në ditë. Laku i varfërisë shtrëngohet çdo ditë dhe më shumë nga rritja abuzive dhe e pandalshme e çmimeve, si dhe nga mungesa e paketave sociale efektive të ndihmës për çdo kategori në nevojë. Rilindja po i zhyt thellë dhe më thellë shqiptarët në pasiguri dhe varfëri, sepse qëllimi i saj është vetëm vjedhja papushim e taksave të tyre për veten, klientët dhe oligarkët e saj.

 

Advertisement

Ndërkohë që sipas Eurostat, 43% e popullsisë rrezikohet nga varfëria, Edi Rama paguan çdo ditë 80.000 euro pronarët në arrati të inceneratorëve fiktivë, “kryeveprën” e aferës së tij korruptive.

 

Shantazhet absurde të tij për fëmijët dhe prindërit, që të mos bëjnë shënime në librat e shkollës se do të kenë sanksione apo thirrjet për kursim të energjisë duke “shpikur” shembuj nga Zvicra se si qytetaret futen në burg për ngrohjen me kondicioner tregojnë degradimin e pashpresë të regjimit më të korruptuar në kontinent që shton shpenzimet e luksit dhe aferat korruptive në këto kohë krizash.

 

Advertisement

Shporrja e kësaj bande të korruptuar dhe të inkriminuar është e vetmja rrugë për t’u ndarë pergjithmonë me korrupsionin galopant, varfërinë në rritje dhe përjashtimin social të shumicës dërrmuese të shqiptarëve”, shkruan Meta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy