Meta shpërthen ndaj Ramës/ E quan vagabond dhe bastard, premton rrëzimin e “sektit të rilindjes”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta shpërthen ndaj Ramës/ E quan vagabond dhe bastard, premton rrëzimin e “sektit të rilindjes”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një takimi me strukturat e Tiranës, ka denoncuar me tone të ashpra betonizimin dhe transformimin e kryeqytetit. Duke bërë përgjegjës vetëm Edi Ramën, Meta nënvizoi se ai do ta rrëzojë shumë shpejt regjimin e Rilindjes.

 

 

ILIR META

Advertisement

KRYETAR I PARTISË SË LIRISË

 

Premtimi im është që siç shemba në emër të të ardhmes së Tiranës e ligjit, kioskat e të fortëve të Tiranës, dhe tutorëve të Edit, ja dini emrat ju… e bëra në emër të ligjit, të të ardhmes, kështu do të shemb i pari unë, dhe nja 1 milionë qytetarë të Tiranës së bashku këtë kalbësirë, regjim, që vetëm vjedh e mashtron, grabit, tjetërson pronat e qytetarëve përmes falsifikimeve, por edhe do u japim ndëshkimin e merituar, që kurrë në historinë e Tiranës dhe Shqipërisë askush të mos guxoj të mashtroj popullin

 

Advertisement

 

Ish presidenti Meta, nuk e kurseu ironinë teksa ka sulmuar kryeministrin për situatën që ka krijuar në Tiranë.

 

 

Advertisement

ILIR META

KRYETAR I PARTISË SË LIRISË

 

Ora e drejtësisë nuk është e largët, është e afërt. Një popull që vendos drejtësi, është fisnike. Ai ka thënë popullit nuk i ngrihet, ai vagabondi… Ne jemi populli  Vojo Kushit, Avni Rustemit, Mujo Ulqinakun…O vagabond, që frymëzohesh nga Escobari, të dhunonin të gjithë të fortit te Tiranës, të vinin pistoletën te gjuri. Këta komandojnë sot prapë. Intelekutalët i ka lënë në kukulla.

Advertisement

 

 

Meta ashpërsoi tonet duke kaluar edhe në fyerje ndaj kryeministrit Rama.

 

Advertisement

 

Sipas Metës fundi i Edi Ramës do të jetë si fundi i cdo regjimi totalitar, dhe askush dhe asgjë sdo të mund ta shpëtojë nga ligjet e shtetit.

 

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy