Meta quan Bashën deputet/ Ai ka një raport të gënjeshtërt dhe armiqësor me të vërtetën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta quan Bashën deputet/ Ai ka një raport të gënjeshtërt dhe armiqësor me të vërtetën

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur deklaratave të kryedemorkatit Lulzim Basha i cili e ka cilësuar si e keqja e tretë e këtij vendi.

 

Në studion e Quo Vadis, Meta e ka quajtur Bashën deputet dhe jo kryetar të PD ndërsa u shpreh se Basha ka një rapor të gënjeshtërt dhe armiqësor me të vërtetën.

 

Advertisement

Presidenti theksoi se gjithmonë është përpjekur t’i qendrojë pranë Bashës, por sipas tij, ai ka bërë gjithmonë të kundërtën e asaj që i ka sugjeruar.

 

“Jam përpjekur t’i qendtroj pranë, por ai ka bërë të kundërtat e atyre që i kam kërkuar e sugjeruar. I kam bërë të qartë që largimi nga parlamenti është një aventurë, të njëjtën gjë për shumë aspekte të tjera. E kam lajmëruar dy tre ditë para për Teatrin për tu kordinuar më artistët me qytetarët por nuk iu përgjigj sms-ve të mia, si dhe prishja marrëveshja së 5 qershorit, i cili mori udhëzimin për prishjen e kësaj marrëveshje.
 Gjithësesi unë jam i hapur ta pres në takim deputetin Basha”, tha Meta.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy