“Dridhej dhe qante”/ Meta: Bashën e thirrën gjermanët: Mos na përdor ne, do distancohemi nga ti nëse…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Dridhej dhe qante”/ Meta: Bashën e thirrën gjermanët: Mos na përdor ne, do distancohemi nga ti nëse…

Presidenti Ilir Meta ka bërë deklarata të forta ndaj kreut të PD, Lulzim Basha. Gjatë një conference për mediat, Meta tregoi se Basha është thirrur në Gjermani pas protestave të dhunshme të opozitës para zgjedhjeve të 30 qershorit.

 

Sipas Metës, gjermanët i “tërhoqën veshin” Bashën për protestat teks ai bënë thirrje mos hidhej as edhe një shashkë e vetme.

 

Advertisement

“E kishin thirrur në Gjermani se ishin të tmerruar nga lajmet këtu me gaz, dhunë e polici. Do bëhej hatja në 8 qershor se ky e thërret popullin e ja le popullit përgjegjësinë. E kishin thirrur për t’i thënë “more djalë i mbarë u hodh edhe një shashkë e pati problemin më të vogel ne do distancohemi njëherë e mire nga ty. E mos na përdor ne duke thënë se i dogja mandatet se më thanë gjermanë. Mos na përdor më ne se ke thënë më kanë thënë gjermanet për të bojkotuar Parlamentin. Dridhej dhe qante ky dhe ata që takoi ai një pjesë takova e unë”, tha Meta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy