“47% e shqiptarëve janë vaksinuar”/ Manastirliu: Jemi përballë një valë të re potenciale nga Omicron

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“47% e shqiptarëve janë vaksinuar”/ Manastirliu: Jemi përballë një valë të re potenciale nga Omicron

Ministrja  Manastirliu në fjalën e saj në Parlament, tha se duke filluar nga sot, të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç mund të vaksinohen me dozën e tretë të vaksinës, 6 muaj pasi kanë kryer dozën e dytë.

 

“Në Shqipëri, 47 % është mbulesa vaksinale me të paktën një dozë. 42% e popullatës target mbi 16 vjeç. I referohem ketu shifrave për grupin që kemi synim të vaksinojmë sepse do të doja këtu të jepja dhe një informacion tjetër që është po kaq i rëndësishëm. Nga sot çdo qytetar +18 vjeç mund të bëjë dozën e tretë të vaksinës nëse ka kaluar 6 muaj nga aplikimi i dozës së dytë”, tha Manastirliu.

 

Advertisement

Ministrja Manastirliu gjatë fjalës saj në Kuvend bëri me dije se qeveria ka garantuar financimin për vaksinat, me qëllim përmbushjen e programit kombëtar të vaksinimit anticovid.

 

 

“Qeveria shqiptare ka garantuar vaksinat dhe ato janë të disponueshme për të gjithë popullatën e targetuar. Deri më sot, qeveria shqiptare ka financuar për blerjen e vaksinave anti Covid 36 milion USD. Kemi parashikuar edhe 27 milion dollarë për vitin e ardhshëm, me qëllim përfundimin e programit kombëtar të vaksinimit anticovid. Kjo marrëveshje që sjellim sot për miratim lehtëson procedurat për vaksinat Pfizer që dhurohen nga shtetet e tjera, gjë që na ndihmon në rritjen e disponibilitetit të vaksinave në një kohë shumë të shpejtë”, bëri me dije Manastirliu.

Advertisement

 

Në fund të fjalës së saj, Manastirliu ka bërë një apel qytetarëve që të vaksinohen nëse do të duam që të festojmë dhë të afrojmë fundin e pandemisë, ndërkohë që ka theksuar që respektimi i masave të shëndetit publik është shumë i rëndësishëm.

 

“Dua ta shfrytëzoj sërish sot këtë moment për t’iu drejtuar qytetarëve: Nuk ka kohë për të humbur në këtë betejë për jetën. Është e kuptueshme që të gjithë duan të festojnë, të gjithë duan t’i gëzohen festave, por për ta bërë këtë më të qetë e më të mbrojtur, arma është vaksina dhe respektimi i masave të shëndetit publik. Vaksinimi është zgjidhja për të afruar sa më parë fundin e kësaj pandemie dhe për këtë jemi të vendosur të bëjmë gjithcka kemi në dorë për të përmbushur planin kombëtar të vaksinimit masiv ne kete faze te re te tij”, ishte apeli i Manastirliut.

Advertisement

 

 

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 2,111,797 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Janë kryer 1,075,332 doza të para; 965,964 doza të dyta; 70,501 doza të treta.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy