Nis vaksinimi në Fier/ Manastirliu: Vetëm sot 1 mijë të vaksinuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nis vaksinimi në Fier/ Manastirliu: Vetëm sot 1 mijë të vaksinuar

Zgjerohet harta e vaksinimit antiCOVID në territor. Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ndoqën nga afër vaksinimin në qytetin e Fierit për personelin shëndetësor dhe të moshuarit. Ministrja e Shëndetësisë theksoi se procesi i vaksinimit po vijohet me ritme të larta.

“Vetëm sot kemi vullnetin që të bëjmë mbi 1 mijë vaksina, pra janë 500 në Tiranë, janë rreth 200 vaksinime në Shkodër, janë 200 vaksinime në Vlorë, në Fier kemi 130 vaksinimet e para, ku veç spitalit, vijojmë edhe tek shtëpia e të moshuarve”, tha Manastriliu.

Duke ju referuar vaksinimit të personaliteteve, Kryeministri Edi Rama tha: “Kur folëm për personalitetet, kishim parasysh për përjashtime nga kategoria, por në fakt në kemi qenë qartësisht sipas planit dhe flitet për disa personalitetet që janë në atë kategori dhe janë +80 vjeç.”

Manastirliu shtoi se fushtata e vaksinimit do të vijojë me personalitetet, për të rritur më tej informacionin dhe ndërgjegjësimin në popullatë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy