5 shkollë të reja për fëmijët e Astirit dhe Kasharit, Veliaj: Terrenet janë gati, pas zgjedhjeve çelim garën; Ata që s’kanë bërë asnjë shkollë e s’kanë mbaruar as shkollat e tyre, nuk kanë shans të nxjerrin qimen nga qulli”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
5 shkollë të reja për fëmijët e Astirit dhe Kasharit, Veliaj: Terrenet janë gati, pas zgjedhjeve çelim garën; Ata që s’kanë bërë asnjë shkollë e s’kanë mbaruar as shkollat e tyre, nuk kanë shans të nxjerrin qimen nga qulli”

Në zonën midis Astirit, Kasharit dhe Yzberishtit janë gati terrenet për të ndërtuar 5 shkolla të reja. Dy prej tyre, të inkorporuara në një kampus të ri arsimor, do të ndërtohen vetëm në Astir. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili ishte në terrenin afro 10 mijë metër katrorë, të planifikuar nga Bashkia e Tiranës për këtë qëllim, ku së bashku me banorë të zonës mbolli edhe disa pemë, shpjegoi se si do të zhvillohet projekti, pjesë e lotit të 5 shkollave të reja në kryeqytet, dy prej të cilave në Kashar.

 

“Për të gjithë qytetarët që kanë pyetur veten, ‘çfarë është ky terren ne mes te Astirit, që është ruajtur i pa ndërtuar’ sot kemi një përgjigje: do të jetë terreni i shkollës së re. Në fakt, do të kemi dy shkolla të reja: një shkollë e bashkuar, por me hyrje të veçanta, 9-vjeçarja me gjimnazin. Kush ka parë shkollën “Kristo Frashëri” dhe “Vaçe Zela” apo “Kennedy” dhe “Nënë Tereza”, e di ekzaktësisht se për çfarë po flas, për një kampus që është rreth 10 mijë metra katrorë. Është lajm i jashtëzakonshëm,” u shpreh Veliaj.

 

Advertisement

Ai tha se ndërtimi i këtyre shkollave u shty për shkak të çmimeve të shtrenjtuara të materialeve të ndërtimit. “Ne patëm disa vështirësi vjet, që unë i kam pranuar edhe publikisht: rritja e çmimit të çelikut dhe të shumë prej produkteve e të artikujve, me të cilat ndërtohen shkollat, shkuan në një nivel stratosferik. Kjo do të thotë se kemi pritur për ta rilançuar garën për të ndërtuar shkolla të reja në Yzberisht, në gjithë zonën e Astirit dhe të Kasharit përsëri këtë vit. Ky është vetëm një nga tre terrenet. Në këtë terren do të kemi 9-vjeçaren dhe gjimnazin. Kemi një terren tjetër në Kashar, gjithashtu për 9-vjeçaren dhe gjimnazin dhe kemi gjithashtu, edhe një terren tjetër që është midis Lanës dhe Unazës,” deklaroi kreu i Bashkisë.

 

Veliaj tha se ata që e bllokuan për 3 vjet me radhë Astirin janë të fundit që duhet të flasin për sa i përket objekteve arsimore, sidomos në këtë zonë: “Ata që na bllokuan 3 vjet, duke penguar të gjithë ndërtimin e Unazës së Astirit, sot sigurisht e kanë kthyer në sport bllokimin dhe kërkimin e llogarisë, ndërkohë që ikën vetë nga Bashkia e Këshilli Bashkiak e për tre vite bllokuan Astirin. Sot, mund të themi që e tejkaluam atë pengesë. Tejkaluam edhe pengesën e pronave. Ju kujtoj që kjo ka qenë e gjitha komuna e Kasharit. Këtu ka qenë modeli i Partisë Demokratike: ndërto pallat, mos lërë asnjë hapësirë për parkim, asnjë hapësirë për kënd lodrash, asnjë hapësirë për shkollë”.

 

Advertisement

“Sot, – tha Veliaj, – modeli ynë është krejt tjetër”. “Patjetër që Tirana do ketë zhvillim, por më vjen mirë që ky zhvillim ecën bashkë me nevojat e komunitetit. Pasi ka mbaruar pallati privat kjo tokë 9800 metra katror i është kthyer Bashkisë së Tiranës për të ndërtuar një shkollë 9-vjeçare, një gjimnaz të jashtëzakonshëm, ashtu sikurse dimë ne të ndërtojmë”.

 

Në fund, jo pa ironi, Veliaj tha se, PS ka detyrim të përfundojë shkollat e fundit të premtuara, ndërsa të tjerët, tha ai, të përfundojnë shkollën e të marrin diplomën.

 

Advertisement

“Sigurisht, të dyja palët duhen të mbajnë premtimet për shkollë, por një palë ka detyrim ta mbarojë shkollën për efekt diplome, kurse pala tjetër, që është pala jonë, ka detyrimin ta mbarojë shkollën për efekt të premtimit. Diferencë shumë e madhe midis shkollave që premtojmë dhe premtimeve që mbajmë. Mezi pres që, ashtu siç kemi bërë 40 shkolla, të bëjmë edhe këto 5 të fundit. Një nga arsyet pse Astiri dhe Kashari na ka dhënë këtë mbështetje është se janë të sigurt se kush i bën 40 e ca shkolla i bën dhe 5 të fundit. Ata që s’kanë bërë asnjë shkollë sa herë që kanë drejtuar Tiranën apo s’i kanë mbarur as shkollat e tyre nuk kanë shans të nxjerrin qimen nga qulli” e përfundoi Veliaj fjalën e tij.

 

Ai tha se duke qenë se në fushatë nuk lejohen garat për ndërtime, procedurat do të përgatiten pas zgjedhjeve për të tre lotet.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy