“6 dhjetori, protestë kundër BE”/ Balla: Sali Berisha do shpallet non-grata edhe nga BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“6 dhjetori, protestë kundër BE”/ Balla: Sali Berisha do shpallet non-grata edhe nga BE

Denoncimi i protestës së 6 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha ishte porosia e Taulant Ballës për deputetët socialistë. Në mbyllje të mbledhjes së grupit parlamentar kryetari i tij u tha mediave se kryedemokrati kërkon të pengojë Bashkimin Evropian që ta shpalli “non grata”.

 

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS

Advertisement

Sali Berisha ka hallin e vet. Protesta e 6 dhjetorit është një protestë për të protestuar kundër hapave të tjerë të shpalljes non-grata,  sepse po do të protestosh kundër qeverisë, protesto te qeveria shqiptare, mos protesto te samiti i Bashkimit Evropian.

 

Ajo që nuk sqaroi Taulant Balla, që deklarohet i bindur se pas Amerikës dhe Britanisë Madhe, është radha e Bashkimit Evropian të shpallë “non grata” Sali Berishën ishte sesi një protestë mund ta ndalojë atë.

 

Advertisement

 

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS

Kur të ketë një protestë nga populli, natyrshmë do të jetë një qasje tjetër. Sot ajo që thirret është një protestë nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, aleanca e dy rublaxhinjve që kanë hallin e tyre personal.

Advertisement

 

Ish-kryeministrit Sali Berisha i kujtoi mikpritjen që shqiptarët i bënë ish-presidentit amerikan George Bush në 2007, në atë kohë Partia Socialiste në opozitë.

 

TAULANT BALLA

Advertisement

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS

Ne si shqiptarë nuk duhet që të mbulohemi me turp që mundohet të na i vendos me pahir një non-grata.

 

Përveç thirrjes për protestë, nga Partia Demokratike ende nuk është përcaktuar organizimi i saj dhe nëse do të ketë ose ajo mbështetjen e aleatëve të PD-së. Në një deklaratë nga panairi i librit, Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta as e mohoi as e pohoi pjesëmarrjen.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy