6 vjet pa takuar Berishën, por mbështet kandidatin e tij për zgjedhje/ Patozi flet “pa doreza”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
6 vjet pa takuar Berishën, por mbështet kandidatin e tij për zgjedhje/ Patozi flet “pa doreza”

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka komentuar situatën politike në vend, krizën që është krijuar në PD para zgjedhjeve, por edhe koalicionin që ai bëri me kreun e LZHK Dashamir Shehi.

 

Në një intervistë për emisionin Quo Vadis, Patozi tha se me Berishën ka 6 vjet pa u takuar, e për këtë thotë se nuk ka asnjë arsye për tu ulur dhe biseduar.

 

Advertisement

Kreu i BD-së shtons e Berisha dhe Meta kanë si qëllim vetëm ndërrimin e pushteteve dhe jo të ardhmen e vendit.

 

Unë me Sali Berishën jam takuar për herë të fundit në 2017 dhe pastaj kemi këmbyer përshëndetje dhe kaq. Nuk ka pasur arsye as nga ai as nga unë për tu takuar. Gjithçka që ndodh pas kulisave të PD nuk kanë rëndësi. Ne me Berishën ndahemi edhe në marrëveshjen që bëmë me Shehin. Rrotacioni është i rëndësishëm por i pamjaftueshëm. Berisha dhe Meta kërkojnë vetëm ndrrim vendesh me Edi Ramën, ndërsa ne kërkojmë një prespektivë tjetër për Shqipërinë, një adresë të re opozitare”, tha Patozi.

 

Advertisement

Por pavarësisht rezervave që ka për Berishën në skenën politike, kreu i Bindjes Demokratike mbështet kandidatin e tij për Bashkinë e Durrësit Igli Cara.

 

Në Durrës ne mendojmë se ndonëse Cara ka dalë nga primaret e Foltores, ne mendojmë se i mishiron  të gjitha vlerat që duhet ta bashkojnë opozitën në një bashki të caktuar. Në këtë kuptim, ne nuk kemi asnjë arsy të mendojmë një kandidaturë tjetër. Me anë të tij, ne e gjejmë veten të plotësuar, por kjo nuk vlen për të gjitha bashkitë sepse mund të ketë kandidatura që s’mund të kenë vlerat e zotit Cara”, tha Patozi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy