60 ditë për të paguar fermerët/ Grumbulluesit detyrohen të shlyejnë detyrimet brenda dy muajve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
60 ditë për të paguar fermerët/ Grumbulluesit detyrohen të shlyejnë detyrimet brenda dy muajve

Grumbulluesit, përpunuesit dhe eksportuesit do të detyrohen të paguajnë brenda 60 ditësh fermerët për prodhimet bujqësore që këta të fundit dorëzojnë, ndryshe nga tani që nuk ka një afat të përcaktuar në ligj.

 

Ky është propozimi i deputetit socialist Erion Braçe, i cili përmes këtij projektligji synon të mbrojë bujqit përballë grumbulluesve që nuk paguajnë në kohë detyrime, duke rënduar gjendjen ekonomike të tyre.

 

Advertisement

ERION BRAÇE

 

DEPUTET I PS

 

Advertisement

“Do rregullojë tregun. Kemi një problem të madh, nuk është gjithë sistemi i grumbullimit infomal, ka kompani që punojnë drejt. Kanë marrë mbi veten edhe koston që i kemi ngarkuar ne me sistemin fiskal që kemi bërë. Konkurrohen padrejtësisht nga kompani që punojnë thjesht me produktet e bujkut. Paratë i kthejnë kur kanë mundësi, kur dëshirojnë, duke pasur parasysh një bujk që s’ka asnjë instrument në dorë, as faturë për të kërkuar paranë e vet.”

 

Gjatë diskutimeve në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Ministria e Bujqësisë dha dakordësinë e saj për këtë nismë, duke theksuar se në këtë mënyrë eksportet do të rriten më tej.

 

Advertisement

DHIMO KOTE

 

ZV.MINISTER I BUJQESISE

 

Advertisement

“Bujqësia dhe fermerët kanë filluar të rajonizohen, të rriten. Problem që sot haset në të gjithë sektorin që e njoh mirë. Duhet zgjidhur dhe duhet ndërhyrë. Nuk heq dot asgjë nga ato që tha Brace. Fermeri që është më nipt lidh kontratë paraprake, por afati dhe mënyra e likuiditetit ka vonuar dhe prish hallkën. Nëse s’prodhon fermeri magazina kthehet në kufomë. Kjo simbiozë duhet të zgjidhet nga shteti. Problem që haset sot në bujqësi. Kompanitë e grumbulluesve duhet të shikohen, ta ndërtojnë punën në mënyrë të tillë që mos të krijojnë probleme. Nëse nuk ja japin në kohë likuiditetin, nuk mbjell dot. Hapi jonë dhe akumulimi që kanë fermerët tanë nuk është shumë i madhe.”

 

Propozimi i Braçes mori edhe pëlqimin e deputetëve të opozitës dhe tashmë pret të miratohet në Parlament për të nisur zbatimin. Sipas projektligjit, grumbulluesit dhe fermerët i rregullojnë marrëdhëniet e tyre me kontratë dhe nëse ajo shkelet, atëherë për pikat e grumbullimit do të ketë penalitete.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy