68-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, lëndohet çifti i bashkëshortëve në aksin Qafë Thanë-Pogradec

Pinterest LinkedIn Tumblr +
68-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, lëndohet çifti i bashkëshortëve në aksin Qafë Thanë-Pogradec

Aksident me dy të plagosur në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, një 68 vjeçar ka qenë duke udhëtuar me bashkëshorten e tij ka qenë duke udhëtuar nga Pogradeci në drejtim të Qafë Thanës kur papritmas drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke dalë jashtë aksit nacional për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja që udhëtonte me të.

Policia nuk e përjashton mundësinë që 68 vjeçari ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara ashtu siç ka dyshimet se mund të ketë pasur një përgjumje të drejtuesit.

Burimet thanë se çifti i bashkëshortëve pasi ka marrë ndihmën e mjekëve në spital pritet ta lënë atë pasi nuk kanë rrezik për jetën.

Aksi rrugor Mëmlisht-Qafë Thanë gjatë kësaj periudhe ka pasur aksidente jo të pakta dhe në të shumtën e rasteve shpejtësia dhe parakalimet e gabuara kanë qenë burim aksidentesh.

Advertisement

“Rreth orës 11:40, në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Lin, shtetasi A. Xh., 68 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi A. Xh. dhe pasagjerja në automjet, shtetasja K. Xh., po marrin mjekim, në spital, dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy