Aksident me një të plagosur në aksin rrugor Pogradec – Qafë Thanë.
Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Buqezë kur një automjet tip “Opel” i drejtuar nga një 27 vjeçar është përplasur me një motor me drejtues një 48 vjeçar.
Advertisement
Nga përplasja ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit i cili ndodhet në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore
Policia bën me dije se ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për të siguruar rrethanat e këtij aksidenti. Duhet thënë se aksi Pogradec – Qafë Thanë here për here është objekt aksidentesh e ne te shumtën e rasteve specialistet e qarkkullimit rrugor thonë se kjo vjen për shkak të mosrespektimit të sinjalistikes nga drejtuesit e mjeteve
Advertisement