7-Marsi/ Kryemadhi: Politika dhe shoqëria të bëjë më tepër për mësuesit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
7-Marsi/ Kryemadhi: Politika dhe shoqëria të bëjë më tepër për mësuesit

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka uruar mësuesit në ditën e 7-Marsit.

 

Ajo shprehet se mësuesit janë aseti më i vyer dhe politika e shoqëria duhet të bëjë më tepër për mësuesit, mësueset dhe çdo arsimtar, që sot meritojnë paga më të larta, kushte më të mira pune dhe status më të lartë në shoqëri.

 

Advertisement

“Gëzuar Ditën e Mësuesit Shqipëri!

Ndër shekuj, arsimtarët e vendit kanë afruar kombin tonë me dritën e dijes, duke promovuar ndërkohë vlerat më të mira, e duke nxitur një botëkuptim europian e perëndimor për brezin e ri.

Përulemi sot me mirënjohje ndaj të gjithëve, atyre që janë sot në krye të misionit, si edhe ndaj atyre që janë në pension.

Kontributi juaj mbetet i përjetshëm për Shqipërinë tonë!

Advertisement

Dita e Mësuesit, duhet të na kujtojë se ndërsa ata janë aseti më i vyer për përgatitjen e fëmijëve dhe rinisë tonë për të ardhmen, politika dhe shoqëria duhet të bëjë më tepër për mësuesit, mësueset dhe çdo arsimtar, që sot meritojnë paga më të larta, kushte më të mira pune dhe status më të lartë në shoqëri.”, shkraun Kryemadhi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy