A bën të mashtrohet mashtruesi?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
A bën të mashtrohet mashtruesi?

Kundërshtarët e vaksinimit në Greqi u kanë ofruar qindra mjekëve nga 400 euro nëse ata u injektojnë një solucion kripe dhe u lëshojnë një certifikatë të rrejshme vaksinimi kundër koronës. Çfarë bën mjekët? Morën ryshfetin dhe ju injektuan atyre vaksina të vërteta kundër koronës.

A bën të mashtrohet mashtruesi?

Sipas shkrimtarit klasik gjerman Gotthold Ephraim Lessing «mashtruesin nuk duhet mashtruar, atij vetëm duhet kurdisur një dredhi». Me rastin e mjekëve grekë u mor edhe një filozof i gjallë, Sllavoj Zhizheku. Ai shkroi në një gazetë zvicerane se mjekët grekë, duke marrë ryshfetin dhe injektuar vaksinat e duhura, vepruan në mënyrë moralisht korrekte dhe njëkohësisht u korruptuan.

Ky është absurdi i pandemisë: korona mundëson korrupsion moralisht korrekt. Së paku në rastin konkret në Greqi. Mjekët pasi kryen vaksinimin e pajisën secilin pacient me certifikatë korrekte vaksinimi, kurse kundërshtarët e vaksinimit ndërsa po e fusnin në xhep certifikatën me siguri mendonin: ah, si e mashtruan sistemin, si ia hodhëm.

Advertisement

Grekët e vaksinuar nuk janë mashtrues fisnikë. Por mashtruesit fisnikë ekzistojnë. Franz Kafka ngurronte të gënjente e mashtronte, por njëherë e bëri. Pasi kishte shkruar gjatë tërë natës në tregimin «Gjykimi», ai s’mundi të shkojë në zyrë në orën 07:45. E njoftoi shefin e tij se për shkak të temperaturës së lartë dhe për shkak se i kishte rënë të fikët do të paraqitej në punë tek në drekë.(Enver Robelli)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy