A do kandidojë për kreun e PD? Basha: Dhuna nuk është zgjidhje, unë marr vendime në dobi të qytetarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
A do kandidojë për kreun e PD? Basha: Dhuna nuk është zgjidhje, unë marr vendime në dobi të qytetarëve

Dhuna dhe konfliktet nuk janë zgjidhje përsituatën e krijuar në Partinë Demokratike. Ky është qëndrimi I mbajtur nga Lulzim Basha pas kërcënimeve që mbështetësit e tij raportohet se iu bënë anëtarëve të Kryesisë gjatë mbledhjes në orët e vona të natës së të martës.

 

Basha ka theksuar se po merr vendime në dobi të demokratëve, ndërsa ka ashpërsuar gjuhën e tij politike, teksa thekson se është i vendosur kundër modelit të vjetër.

 

Advertisement

Ai shton se e ka treguar përmes veprave që merr vendime në dobi të qytetarëve dhe jo të vetes.

 

 

“Do t’a tregoj me vepra dhe jo me fjalë që e marr vendime në interes të demokratëve. Dua tu them demokratëve që edhe në rastin e vendimit që do të marr do të udhëhiqem nga vullneti i tyre i lirë. Si kam parë videot e dhunës! Nuk jemi për debat këtu. Përgjigja ime është që dje e refuzoj dhe distancohem dhe dënoj me forcë fjalën e banalitetin që janë shkëmbyer në një moment tensioni, ku pjesë e tyre kanë qenë edhe gazetarët. Dënoj me forcë çdo sjellje kërcënuese. Ju ftoj të më dëgjoni! Keni mbështetjen time personale dhe politike! Nuk jam i butë jam i vendosur, por nuk mendoj se dhuna dhe lufta kundër mendimit ndryshe kanë vend në një demokraci dhe aq më shumë në një demokraci ku pretendojmë që ta prezantojmë në brezi i ri. E dënoj me forcë dhunën dhe u bën thirrje demokratëve që të përpiqemi që diferencat mes nesh ti sheshojmë në mënyrë civile”, tha Basha.

Advertisement

 

Në të njëjtën kohë Basha thekson se do të respektojë statusin, përsa i përket kandidimit të tij në zgjedhjet e 29 korrikut për kreun e ri të PD.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy