A do të ketë mungesë gruri gjatë këtij viti?/ Përgjigjet ministrja e Bujqësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
A do të ketë mungesë gruri gjatë këtij viti?/ Përgjigjet ministrja e Bujqësisë

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca bën me dije se ky vit i mbulon nevojat për grurë, ndërsa sqaron se qeveria është duke monitoruar situatën në treg sa i përket mallrave bazë.

 

“Ashtu siç mundësuam çlirimin e tregut për grurin me Serbinë, në këtë mënyrë do vijojmë edhe bashkëpunimin me vendet e tjera. Jemi duke komunikuar me aktorët e tregut për të kuptuar nevojat. Duke qenë në partneritet me importuesit dhe tregrtarët do kemi mundësinë për të parë nevojat për të ndërhyrë për tregjet e tjera. Ne marrim direktiva çfarë po ndodh me tregjet, me nevojat aktuale dhe me parashikimin e prodhimit. Për sa i përket grurit dhe drithit parashikimet janë shumë optimiste për këtë vit për të ndenjur në përputhje me nevojat që ky vit ka për sa ai përket konsumit”, tha Frida Krifca.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy