Ministrja e Bujqësisë takim me Erdogan: Me shembullin e programit ‘Frymë për të Ardhmen, Frymë për Botën’

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministrja e Bujqësisë takim me Erdogan: Me shembullin e programit ‘Frymë për të Ardhmen, Frymë për Botën’

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka zhvilluar në Ankara një takim me Presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan.

Në takim ministrja Krifca i ka shprehur mirënjohjen presidentit Erdogan për programin “Frymë për të Ardhmen, Frymë për Botën”, shembull të cilin e kanë ndjekur mbi 30 shtete.

“Me shembullin e programit “Frymë për të Ardhmen, Frymë për Botën”, ku në të gjithë Turqinë po mbillen 254 milionë fidanë, sot Turqia u ndoq nga më shumë se 30 shtete. I shpreha presidentit Recep Tayyip Erdoğan mirënjohjen dhe respektin për këtë politikë publike pa kufinj, e cila ndikon në të mirën e të gjithë njerëzimit. Konferenca e Kombeve të Bashkuara në Glasgow ritheksoi edhe njëherë se ndryshimet klimatike vijnë me zjarre, me thatësira, erozion e përmbytje, çka shkakton e kërcënon drejtëpërdrejtë edhe bujqësinë si sektor jetik. Ne iu bashkuam kësaj iniciative me ftesë të Ministrit të Bujqësisë dhe Pyjeve, Bekir Pakdemirli, duke konfirmuar angazhimin tonë për të bërë modestisht çfarë është e mundur, në këtë përpjekje të përbashkët, në interes të çdo vendi.”- shkruan Krifca.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy