“Akademi për barinjtë”/ Ministrja sqaron deklaratën: U keqkuptua, e kemi parë në Zvicër e Spanjë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Akademi për barinjtë”/ Ministrja sqaron deklaratën: U keqkuptua, e kemi parë në Zvicër e Spanjë

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka reaguar për herë të parë pas deklaratës së bërë pak ditë më parë në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ku tha se do të hapet një akademi barinjsh.

 

Krifca sqaroi se ka pasur një keqkuptim të ndodhur me artikulimin e fjalës akademi. Sipas saj, bëhet fjalë për një program që do ta përforcojmë ruajtjen e traditës, jo vetëm te barinjtë, por dhe të fermerët e rinj.

 

Advertisement

“Unë kërkova ndjesë për mënyrën se si u drejtova deputetes, është pjesë e emocioneve dhe entuziasmit mes kolegëve. Në lidhje me fjalën akademi, nuk e kemi shpikur, e kemi parë në disa vende të botës, Zvicër e shumë të tjera. Ka një qasje të migrimit të profesionit, të atyre të vështira, po përpiqemi që të japim mbështetje për këtë profesion. Unë që në periudhën time si drejtoreshë, jam konsultuar. Është një program që do ta përforcojmë për ta ruajtur traditën, jo vetëm te barinjtë por dhe të fermerëve të rinj, do kemi kohë ta shpalosim programin në vijim. Desha ta sqaroj se ka pasur vëmendje dhe në media.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy