A e dini sa lekë kushton një postim në Instagram?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
A e dini sa lekë kushton një postim në Instagram?

Tregu digjital po gjeneron miliona euro, aq sa individë të ndryshëm po heqin dorë nga profesionet e tyre dhe po orientohen te puna  online. Keisli Alia është një prej shumë vajzave, e cila edhe pse ka mbaruar dy fakultete, për drejtësi dhe ekonomi, ajo po punon si influencere. Madje puna e saj është e formalizuar, pasi ka hapur dhe Nipt për të ofruar shërbime marketingu, nëpërmjet internetit. E ftuar në “E-ZONE”, Alia tregoi se sa variojnë pagesat kryesisht në rrjetin social Instagram aty ku ajo punon.

“E shoh më me leverdi se profesionin tim për të cilin kam studiuar. Në ditë e sotme është më me interes të punosh si influecere. Postimet nisin nga 50 euro dhe arrijnë deri në 5000 euro, kryesisht për ata që janë shumë të njohur apo kanë shumë ndjekës në Instagram”, – u shpreh Alia në “E-ZONE”.  

Sipas saj sfida më e madhe e kësaj pune është kreativiteti. Ndjekësit  apo klientët virtual duan  një përmbajtje cilësore, ndryshe largohen. Ndaj energjitë më të mëdha fokusohen tek përmbajtja e videos që publikohet, e cila të jetë brenda pëlqyeshmërisë së ndjekësve.

“Unë 5 vitet e para e bëjë për pasion. Ndërsa në 5 vitet e dyta e kam punë reale, pasi jam regjistruar në tatime dhe paguaj taksa për shërbim marketing që ofroj. Në këtë fazë janë kryesisht bizneset ato të cilët më kontaktojnë për reklamuar shërbimet apo produktet që ata ofrojnë në treg”, – u shpreh Alia gjatë intervistës në “E-ZONE”./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy