Rama: Paga e mjekëve të përgjithshëm do shkojë deri në 1.3 mln lekë, ndërsa infermierët 870 mijë lekë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: Paga e mjekëve të përgjithshëm do shkojë deri në 1.3 mln lekë, ndërsa infermierët 870 mijë lekë

Kryeministri Edi Rama komfirmoi rritjen e metejshme te pagave edhe ne sistemin shendetesor.

 

Lajmin per rritjen e rrogave nga prilli i 2024, kreu i qeverise e dha gjate nje takimi me  mjekët dhe infermierët.

 

Advertisement

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Kjo do të thotë se paga e mjekëve të përgjithshëm do të rritet do të shkojë në 112 mijë lekë, ndërsa e infermierëve rreth 72 mijë lekë. Ky është hapi i parë tani dhe prillin tjetër, mjekët specialist do të vijojnë dhe nuk do të kërkojnë më shumë, ndërsa për mjekët e përgjithshëm do të shkojë në 131 mijë dhe 87 mijë për infermierët, nëse mjekët specialist do të vijojnë dhe nuk do të kërkojnë më shumë.  Me këtë rritje ne shkojmë në nivelin e lartë të rajonit dhe nuk na thotë më njeri dhe të rinjtë që duan më shumë që dhe për shkak të moshës kanë bërë dhe më pak. Paga mesatare në vendin tonë do të shkojë në 900 euro, nuk janë ato të Gjermanisë por nga ana tjetër dhe shtëpitë në Gjermani i kanë më të kripura eurot, edhe transporti po ashtu edhe kafet në Gjermani duan më shumë euro dhe kanë shijë ndryshe.Elementi tjetër që është ekstra për mjekët është se me autonominë spitalore dhe për tre vite të shtrihet kudo, mjekët në bazë të performancës do të kenë dhe mundësinë që të marrin më shumë”

 

Advertisement

Rritja e parë e pagave për bluzat e bardha do të jetë 7 për qind deri në fundin e këtij viti.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Advertisement

 

Kjo rritje pagash është një pasqyrë direkte e rritjes së ekonomisë që ka pësuar edhe goditje të forta. Ju i dini se keni qenë dhe në vijën e parë të përballimit që është koha e pandemisë, ne kemi bërë një rritje page të mjekëve specialist me 50 mijë lekë që do të futet në zbatim tani dhe do të bëjmë një rritje prej 7% për mjekët e përgjithshëm dhe për infermierët.

 

Të përjashtuar nga rritja e rrogave do të jenë mjekët specialistë. Për ata ajo u bë e menjëhershme me 50 mijë lekë, duke nisuar nga maji.

Advertisement

 

Me heret Rama njoftoi edhe nje rritje te konsiderueshme te pagave edhe per sistemin arsimor.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy