
Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masat për 9 zyrtarët e arrestuar të Ministrisë së Brendshme për abuzimin me tenderin e uniformave të Policisë. Tetë prej tyre u lanë në burg, ndërsa një u vendos në “arrest shtëpie”.
Mes të arrestuarve është edhe ish-drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari.
Advertisement
Në burg është lënë Edlira Naqellari, Kreshnik Bejkaj, Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Mariglen Buzali, Klevis Hasani, Fatmir Demneri dhe Gëzim Mingaj. Nga ana tjetër, për Anisa Bogdanin u vendos masa e sigurisë “arrest shtëpie”.