Agjencia e Mbikqyrjes Policore, Caka: Tentativa e radhës e Ramës për të kapur Policinë e Shtetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Agjencia e Mbikqyrjes Policore, Caka: Tentativa e radhës e Ramës për të kapur Policinë e Shtetit

LSI e konsideron krijimin e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore si tentativën e radhës e Edi Ramës për të kapur dhe kontrolluar Policinë e Shtetit .

Në një dalje për mediat, ish-deputetja Silva Caka tha se qeveria po zhbën përfundimisht ligjin e SHÇBA-së, për t’a kthyer Policinë e Shtetit në një polici politike, që vepron nën urdhrat dhe shnatzhin vetëm të qeverisë.

 

Qeveria e Edi Ramës nuk ndalet në kapjen e çdo segmenti të shtetit. Ajo po zhbën përfundimisht ligjin e SHÇBA-së, për t’a kthyer Policinë e Shtetit në një polici politike, që vepron nën urdhrat dhe shnatzhin vetëm të qeverisë.Projektligji i ri, i paraqitur nga mazhoranca, i cili suprimon Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshmë dhe krijon Agjencinë e Mbikqyrjes Policore, nuk është gjë tjetër përveçse fundi i pavarësisë së të gjithë organeve që sigurojnë rendin dhe sigurinë publike, kryesisht e Policisë së Shtetit, nga politika dhe kapja që ka vendosur t’i bëjë pushteti.Në ligjin aktual për Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, ka 2 momente kyçe, të cilat garantojnë sadopak pavarësi të Policisë së Shtetit nga politika dhe këto 2 momente janë: emërimi i kreut të këtij institucioni dhe roli i tij në vlerësimin periodik të gradave bazë në Polici.Aktualisht, drejtori i SHÇBA-së, emërohet nga Ministri i Brendshëm.Gjithashtu, SHÇBA është përgjegjëse për vlerësimin periodik të efektivëve të Policisë, të cilët mbajnë grada të ulëta, duke bërë që efektivët që mbajnë grada të nivelit të lartë, të jenë subjekt i kontrollit të një Komisioni të Jashtëm, në mënyrë që të garantohet pavarësia dhe të shmanget trysnia politike mbi ta.Dëshira e ethshme e Edi Ramës për të kapur Policinë e Shtetit, e nxit të krijojë me ligj një Agjenci, ku titullarin do t’a emërojë ai vetë, pa gradë policore, por bazuar në disa kritere tërësisht bazike dhe denigruese për Policinë e Shtetit.

Advertisement

 

Caka shtoi se kryeministri, për të patur pushtet të plotë mbi Policinë, në të gjitha nivelet e saj, Edi Rama ka vendosur që vetting-un e efektivëve që mbajnë grada të nivelit të lartë, t’a bëjë pikërisht kjo Agjenci, në mënyrë që të sigurojë kontroll dhe të ushtrojë presion politik, çdo herë që krimit të organizuar t’i prishet qetësia nga Policia.

 

 

Advertisement

Lëvizja Socialiste për Integrim, shpreh kundërshtimin e saj për miratimin e këtij projektligji, i cili në gjykimin tonë shihet si hapi i fundit drejt kontrollit të plotë të Policisë së Shtetit. Ne do të informojmë të gjitha institucionet ndërkombëtare, brenda dhe jashtë vendit; sigurisht do të komunikojmë edhe me institucionet e Icitap dhe Pameca, të cilat prej vitesh asistojnë Policinë shqiptare, sepse vendosja e sundimit të ligjit dhe rendit në Shqipëri nuk bëhet me polici politike, por me një polici që I shërben vetëm zbatimit të ligjit. Kjo kapje e shtetit nga Rilindja ka bërë dhe që në klasifikimin botëror, Shqipëria të jetë thuajse njëlloj me regjimin e talebanëve në Afganistan.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy