“Ahmedi e mundi Altinin”, Kalaja: Disa kushërinj më thërrasin akoma me emrin e parë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ahmedi e mundi Altinin”, Kalaja: Disa kushërinj më thërrasin akoma me emrin e parë

Ahmed Kalaja zbuloi në emisionin “Quo Vadis”, se për shumë vite emri i tij ka qenë Altin.

Në intervistën e tij për moderatoren Pranvera Borakaj, Kalaja tha se kur hyri në shkollën e Medresesë vendosi të ndryshonte emër. Nga Altin ai u bë Ahmed, pra emër islam.

Imami tha se ai e ka ndryshuar emrin dhe në dokumente, ndërsa zbuloi se sot e kësaj dite disa kushërinj e thërrasin akoma Altin.

Ahmed Kalaja: Emrin e kam ndryshuar në Medrese. Deri në momentin që kam shkuar në shkollën e Medresesë emri im ka qenë Altin. Kur ishim në Medrese mësuesit, shokët po flisnin jo po ti kthejmë emrat në islam dhe unë po mendoja të gjeja një emër që ti përshtatej emrit tim Altin. Mora emrin Ahmed, sepse një nga emrat e profetit Mohamet është Ahmed, pra profeti ka dy emra, ka emrin Muhamet që përmendet dhe emrin Ahmed. Unë zgjodha emrin Ahmed, sepse përshtatet me A-në, pra e kam ndryshuar çdo gjë edhe në dokumente. Më vonë emri Ahmed e mundi Altinin, sot disa nga kushërinjtë e hallat më thërrasin Altin./vizionplus.tv/ 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy