Ahmetaj: Do të rrisim me 5 % pensionet, ndihma ekonomike do të dyfishohet për fëmijët dhe familjet në vështirësi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ahmetaj: Do të rrisim me 5 % pensionet, ndihma ekonomike do të dyfishohet për fëmijët dhe familjet në vështirësi

Zv. kryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë përuruar qendrën e re sociale në Kombinat, e cila është rindërtuar pas tërmetit shkatërrimtar të 2019.

 

Ahmetaj, tha se qeveria i ka kushtuar vëmendje njerëzve në nevojë dhe në buxhetin e ri të vitit 2021, ka financa të dedikuara për to.
Ai theksoi se do të rriten pensionet, si dhe do të dyfishohet ndihma ekonomike për jetimët dhe familjet në vështirësi.

 

Advertisement

“Unë dua të ndaj me ju që buxheti i vitit që vjen, përpos reformave të rëndësishme, kanë në themel paketën e mbështetjes për familjen. Kjo është kujdesi për fëmijën, për të rriturin, për moshën e tretë. Ka kujdes për fëmijët jetimë, ka kujdes për familje në nevojë. janë 15 mijë familje në nevojë që kanë më shumë se tre fëmijë nën moshën 18 vjeç që do të marrin dyfishin e ndihmës ekonomike. Ama kjo është vëmendje e drejtpërdrejt. Mosha e tretë, pensionistët. E mbani mend sa janë rritur, ata do të rriten 5 % vitin që vjen dhe bonusi i fundivitit nuk është një rastësi, por në ligjin e buxhetit”, tha Ahmetaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy