“Ai gënjen”, Meta pas akuzave të Bashës: Në 2017-n, ndërkombëtarët na u lutën që të ndanim pushtetin me Ramën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ai gënjen”, Meta pas akuzave të Bashës: Në 2017-n, ndërkombëtarët na u lutën që të ndanim pushtetin me Ramën

Kreu i PL, Ilir Meta ka mohuar akuzat e kryedemokratit Lulzim Basha, se ka qenë Meta ai që i nxiti për djegien e mandateve.

Meta deklaroi në “Quo Vadis” se edhe në vitin 20217-të ai ka bërë të mundur që të mos shkatërrohet opozita, pasi Rama dhe ndërkombëtarët i ofruan ndarjen e pushtetit dhe të linin PD-në jashtë zgjedhjeve, por nuk pranoi dhe më pas ndodhi 17 Maji.

Pjesë nga biseda:

Meta: Nuk ka njeri më komik.

Advertisement

Borakaj: Thotë Meta ka qenë nxitës?

Meta: Po Meta ka qenë nxitës t’i jepte Ramës 130 mandate. Meta ka qenë nxitës që të shtynte datën e zgjedhjeve se ky u betua të hynte në zgjedhje në tetor, dhe e caktoi ky. Por ky as nuke regjistroi PD-në në zgjedhjet vendore. Pse? Sepse Rama nuk e lejonte, se po të regjistrohej ky do të bëheshin zgjedhjet vendore.

Borakaj: Humbëm dhe 2021 tha se u çmend Ilir Meta?

Meta: Në 2021 opozita do merrte 20 mandate po mos ishte Ilir Meta. Por meta bëri gabim që nuk i la në çadër në vitin 2021-të.

Advertisement

Kikia: Si do i lije në çadër?

Meta: Rama dhe ndërkombëtar na u lutën të shkonin në zgjedhje pa PD, na u lut. Meta insistoi deri në fnud. Edhe ai takimi që bënë ata të dy.

Borakaj: Basha ka thënë s’do kemi asnjë bashkëpunim me PL.

Meta: Më mirë mos ma thoshit se s’do më zinte gjumi. Ai edhe kur fle gënjen.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy