
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në rrugën nacionale Lushnje –Berat.
Paraprakisht mësohet se një mjet tip fuoristradë ka dalë nga rruga, ku për pasojë janë plagosur 5 personat që ndodheshin në mjet.
Advertisement
Katër prej të lënduarve janë dërguar në spitalin e Lushnjës për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje, ku edhe po disiplinon trafikun.
Advertisement