Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Makina del nga rruga, plagosen 4 persona, mes tyre dy fëmijë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Makina del nga rruga, plagosen 4 persona, mes tyre dy fëmijë

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

 

Shtetasi me iniciale F.H 32 vjeç, teksa ka qenë duke drejtuar makinën tip Benz ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

 

Advertisement

Si pasojë e kësaj, janë plagosur 4 pasagjerët, mes tyre 2 fëmijë, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Pogradecit.

 

Pogradec/Informacion paraprak

 

Advertisement

Më datë 10.09.2022, rreth orës 10:45, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Petrushë, shtetasi F. H., 32 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

 

Për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 4 pasagjerë në mjet, konkretisht shtetaset B. T. dhe I. R., si dhe dy fëmijë të mitur, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Pogradecit.

 

Advertisement

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy