Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Plagosen tre persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Plagosen tre persona

Një aksident automobilistik është shënuar pasditen e sotme në aksin Korçë-Pogradec, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

 

Aksidenti ndodhi para pak minutash në afërsi të fshatit Piskupat ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

 

Advertisement

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur tre persona. Të plagosurit të cilët udhëtonin në njërin prej mjeteve të përfshirë në aksident janë dërguar në spitalin e Pogradecit.  Gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet. Policia ka mbërritur në vendgjarje për të  hetuar rrethanat e aksidentit.

 

Pogradec/Informacion paraprak

 

Advertisement

Më datë 22.08.2022, rreth orës 15:50, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Piskupat, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin V. A., 48 vjeç, banues në Strugë, Maqedoni, me automjetin tip “Golf”, me drejtues shtetasin D. S., 22 vjeç.

 

Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja S. A., 46 vjeçe, banuese në Strugë, Maqedoni, pasagjere në mjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen në Spitalin e Pogradecit, nën kujdesin e mjekëve.

 

Advertisement

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy