Aksident i trefishtë në Fier, plagosen dy shoferët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident i trefishtë në Fier, plagosen dy shoferët

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak më parë në aksin Fier- Seman , në vendin e quajtur Fermë- Çlirim.

Sipas informacioneve paraprake, tre automjete janë përplasur me njëra- tjetrën, duke lënë të dëmtuar dy drejtues automjetesh, të cilët janë transportuar menjëherë me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit teksa po marrin ndihmën mjekësore por janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti me të lënduar dhe dëme të konsiderueshme materiale./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy