VIDEO- Aksident i rëndë në Fier/ “Benz-i” përplaset me një furgon, plagosen dy shoferët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO- Aksident i rëndë në Fier/ “Benz-i” përplaset me një furgon, plagosen dy shoferët

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në afërsi të Qafës së Koshovicës, në Fier, ku janë përplasur dy automjete. Një automjet tip “ Benz” është përplasur me një furgon mallrash dhe si pasojë e përplasjes së fortë janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit. Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po zbardhin dinamikën e këtij aksidenti të rëndë, jo vetëm me të plagosur por edhe me dëme të shumta materiale.

 

Furgoni pas daljes nga rruga ka përfunduar në kanalin anësor teksa është kthyer përmbys. Ndërkohë në këtë aks është krijuar edhe një radhë e gjatë automjetesh prej disa kilometrash.

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy