Aksident me 6 të plagosur në Gjoricë të Bulqizës, dy persona nisen me urgjencë drejt Tiranës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident me 6 të plagosur në Gjoricë të Bulqizës, dy persona nisen me urgjencë drejt Tiranës

Një aksident është regjistruar këtë të dielë në Gjoricë të Bulqizës, ku kanë mbetur të plagosur 6 persona.

Mësohet se dy automjete janë përplasur në rrugën e Arbrit në Gjoricë, duke shkaktuar dëme materiale dhe plagë të rënda tek disa nga të aksidentuarit.

Dy nga të plagosurit janë dërguar për trajtim në Tiranë, ndërsa 4 të tjerët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Dibrës.

Grupi hetimor është nisur drejt vendit të ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Advertisement

/vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy