Një aksident është shënuar këtë të premte në Devoll.
Mësohet se mjeti ka dalë nga rruga në aksin Bilisht – Kapshticë.
Advertisement
Nga aksidenti i rëndë i dëmtuar ka mbetur drejtuesi i mjetit me targa AB007DC, me iniciale A.Ç.
Burime bëjnë me dije se i lënduari ka marrë dëmtime në trup, dhe po transportohet drejt spitalit të Korçës për mjekim më të specializuar.
Advertisement
Nga informacionet bëhet me dije se është jashtë rrezikut për jetën. Policia në vendin e ngjarjes për të bërë zbardhjen e rrethanave, por mendohet paraprakisht se drejtuesi ka humbur kontrollin edhe për shkak të shpejtësisë. Priten detaje të tjera në vijim.