Aksident në aksin nacional Lushnjë-Berat, shoferi humb kontrollin, makina përfundon në kanal

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident në aksin nacional Lushnjë-Berat, shoferi humb kontrollin, makina përfundon në kanal

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin nacional Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtebardhë.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Drejtuesi i makinës, një 35-vjeçar nga Kuçova ka qenë duke lëvizur me shpejtësi dhe si pasojë ka përfunduar jashtë rruge.

Ai është dërguar për mjekim në spitalin e Lushnjës pasi ka marrë plagë të lehta dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia rrugore e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy