Aksident në Berat, motori përplaset me makinën dhe ndahet në dysh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident në Berat, motori përplaset me makinën dhe ndahet në dysh

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Berat, në vendin e quajtur “Kthesa e NSHG-së.

Një motor, gjatë hyrjes në kthesën e NSHG-së, është përplasur me një makinë.

Goditja ka qënë e fortë, aq sa motori pas përplasjes edhe me bordurën anësore prej betoni të rrugës është ndarë më dysh.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa lëndime, pasi ai është rrëzuar nga motori para përplasjes me bordurën.

Advertisement

Efektivë të policisë rrugore kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e para hetimore.

Drejtuesi i motomjetit, Kujtim Mbrakulli, pasi ka kryer vizitat rutinë në Spitalin Rajonal të Beratit, është larguar drejt banesës së tij.

Sipas burimeve në vendngjarje, bëhet me dije se shkak për aksidentin ka qënë lëvizja e motorit, që i ka prerë rrugën makinës, gjatë hyrjes në kthesë.

Fatmirësish, as drejtuesi i makinës së përfshirë në aksident nuk ka pasur lëndime./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy