
Një aksident automobilistik është regjistruar këtë të enjte në Librazhd, në afërsi të fshatit Gurakuq.
64-vjeçari me iniciale I.S ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur vetë shoferi, dhe 5 persona të tjerë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Mes të plagosurve janë edhe 3 fëmijë të mitur të moshave 9,6 dhe 2 vjeç.
Librazhd/Informacion paraprak
Mesditën e sotme, në fshatin Gurakuq, shtetasi I. S., 64 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
AdvertisementNga ky aksident, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe shtetasit B. S., 38 vjeç, B. S., 33 vjeçe dhe 3 fëmijë të mitur, të moshave 9, 6 dhe 2 vjeç, pasagjerë në këtë automjet, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupit hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.